Kremlini e konfirmon si agjent të FSB, Vadim Krasikov u lirua nga Gjermania përmes shkëmbimit të të burgosurve

Kremlini konfirmoi se Vadim Krasikov, i liruar nga Gjermania në marrëveshjen e shkëmbimit të të burgosurve të një dite më parë me Perëndimin, është një operativ me shërbimin e sigurisë të Rusisë. “Krasikov është një punonjës i FSB-së,” -u tha gazetarëve të premten zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, duke shtuar se ai shërbeu në njësinë elitare dhe sekrete “Alpha” të agjencisë.
Peskov tha gjithashtu se Krasikov punonte me disa nga njerëzit që merreshin me sigurinë e presidentit Putin. Vadim Krasikov po vuante një dënim me burgim të përjetshëm në Gjermani për vrasjen e një komandanti rebel çeçen në një park në Berlin në vitin 2019, një atentat që gjyqtarët gjermanë thanë se ishte urdhëruar nga shteti rus. Kjo është hera e parë që Moska konfirmoi publikisht se ai ishte agjent i FSB-së. Më herët, Putin përshëndeti kthimin e të burgosurve rusë duke u thënë se atdheu nuk ju ka harruar kurrë.
Peskov konfirmoi se një çifti rus i liruar nga Sllovenia ishin gjithashtu spiunë, ndërsa fëmijët e tyre nuk e dinin se ishin rusë derisa hipën në avion për të fluturuar drejt Moskës, duke shtuar se ata nuk flasin rusisht. Artem Dultsev dhe Anna Dultseva, dy fëmijët e të cilëve u dërguan në Rusi sipas marrëveshjes, ishin paraqitur si një çift argjentinas që drejtonte një biznes IT dhe një galeri arti në Lubjanë. 10 rusë, që përfshinin 8 të burgosur dhe dy fëmijë, u liruan në shkëmbimin historik të të burgosurve mes Perëndimit dhe Moskës. Kjo e fundit liroi 16 të burgosur, mes tyre dy gazetarin amerikan Evan Gershkoviç.
/RTSH/