E Martë, 3 Nëntor 2026

Kremlini reagon për fjalorin ofendues të Bajden

Kremlini ka akuzuar presidentin amerikan Xho Bajden se po përpiqet të duket si një kauboj Holllivudi pasiv quajti homologun e tij rus Vladimir Putin “ bastard të çmendur”. Komentet  për putin Bajden i bëri gjatë një aktiviteti për mbledhjen e fondeve për fushatën në Kaliforni, ku paralajmëroi për kërcënimin e një konflikti bërthamor.-Kemi një bastard të çmendur si ai tipi putin dhe gjithmonë na duhet të shqetësohemi për një konflikt bërthamor, u shpreh Bajden.

Kjo nuk është hera e parë që presidenti amerikan përdor këtë fjalë fyese. Në 2022-in ofendoi në të njëjtën mënyrë edhe një gazetar të Fox Njuz. Për homologun  e tij rus është shprehur në të shkuarën edhe se është kasap dhe kriminel lufte. 

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitir Peskov ndërkohë tha të enjten se një fjalor I tillë vetëm sa zhvlerësonte atë që e përdorte si dhe vetë Amerikën  dhe nuk prekte aspak figurën e presidentit putin. “Ky koment i Bajden ndoshta është një përpjekje e tij për t’u dukur si kauboj Hollivudi. Por sinqerisht nuk besoj se ia arrin këtij qëllimi, theksoi Peskov, I cili gjithashtu vuri në dukje se Putin asnjëherë nuk ka përdorur një fjalor të tillë ndaj Biden.

/RTSH/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›