E Martë, 3 Nëntor 2026

Lufta në Gaza kaos në parlamentin britanik – Konservatorët braktisin seancën

Dhjetëra ligjvënës britanikë  braktisën të zemëruar seancën parlamentare të së mërkurës, pasi tre partitë më të mëdha politike u përpoqën të shmangin njëra tjetrën për sa i përket një votimi për armëpushim në gaza.

Situata e tensionuar u shkaktua nga një vendim i kryeparlamentari Lindsay Hoyle për të injoruar precedentin dhe për të lejuar një votim që ndihmoi partinë laburiste në opozitë të shmangte rebelimin e ligjvënësve të saj në lidhje me qëndrimin ndaj luftës mes Izraelit dhe Hamasit. Në shenjë proteste ligjvënësit nga partia konservatore në pushtet dhe partia kombëtare skoceze lanë të zemëruar dhomën e debatit.

Kryeparlamentari më pas kërkoi fjale duke shpjeguar se kishte vepruar nisur nga qëllimet e mira. Por deputetët e partisë kombëtare skoceze,, u shprehën se ishin trajtuar me përbuzje.  Ishte pikërisht kjo parti që kishte iniciuar debatin në parlament ku paraqiti një mocion për armëpushim të menjëhershëm në Gaza.

Laburistët dhe konservatorët, që mbështesin Izraelin por që kanë shprehur shqetësim për veprimet e tij në gaza, propozuan amendamente me kushte të ndryshme për të cilat thanë se ishin të nevojshme para arritjes së një ndërprerje të luftimeve. 

Në një lëvizje të paprecedentë, kryeparlametnari Holye zgjodhi që të votoheshin këto dy amendamente, ndërkohë që standardi është se kur opozita dhe qeveria paraqesin të dyja amendamente për të njëjtën çështje, zakonisht në votim hidhen ato të qeverisë.

Mocioni i partisë skoceze e cila duhet të ishte fokusi I debatit, nuk u hodh në votim.   Kryetarja e grupit parlamentar konservator Penny Mordaunt tha se kryeparlamentari  Said Hoyle kishte minuar parlamentin dhe qeveria tërhiqej nga seance. 

Të tjerë kërkuan dorëheqjen e tij.  Rreth 33 deputetë konservatorë dhe të partisë kombëtare skoceze ndërkohë kanë firmosur një mocion ku shprehen se nuk kanë besim tek kryeparlametnari.

/RTSH/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›