Kremtohet Pashka – Besimtarët ndoqën meshën e Ngjalljes së Krishtit, lutje për paqe e mirësi

Kambanat e kishave kanë tingëlluar fort në momentin kur akrepat e orës shënuan ardhjen e ditës së re dhe simbolikisht Ringjalljen e Krishtit.
Mijëra besimtarë katolik dhe ortodoksë, kremtojnë Pashkën, si momenti më i rëndësishëm në kalendarin liturgjik.
Pashka ka nisur të festohen që në mesnatë, kur besimtarët e krishterë janë lutur për paqe dhe mirësi duke ndezur qirinjtë.
Pashka shënon ringjalljen e Jezu Krishtit pas kryqëzimit, ringjallje që simbolizon besimin te Zoti, shpresën për të gjithë besimtarët e krishterë.
Në të gjitha kishat katolike të vendit u mbajt mesha e shenjtë e vigjiljes të Pashkës me ritet përkatëse.
Në Katedralen e “Shën Palit” në kryeqytet nisi në orën 22:00 në mbrëmje.
Besimtarë të shumtë ndoqën meshën e shenjtë, e cila u drejtua nga kreu i Kishës Katolike në Shqipëri Imzot Arjan Dodaj.
Kremtimi mbahet në çdo kishë në vend.
Në Tiranë, mesha kremtohet në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”, nën drejtimin e Kryepeshkopit të Kishës Ortodokse, Fortlumturia e Tij, Imzot Joani.
Këtë vit besimtarët ortodoksë dhe katolikë e festojnë Pashkën në të njëjtën ditë. Një rastësi e tillë nuk ndodh shpesh, pasi kishat lindore dhe perëndimore përdorin kalendarë të ndryshëm (Julian dhe Gregorian), por këtë vit datat përputhen.
Ceremonitë e para ortodokse në Kishën e “Ngjalljes së Krishtit”, kanë filluar të Premten e Madhe në përkujtim të kryqëzimit të Jezu Krishtit ku besimtarë të shumtë u lutën për më shumë paqe, mirësi dhe begati, për më shumë dashuri mes njerëzve.
Një nga simbolikat është edhe lyerja e vezëve, ritual i cili nisi të enjten, pak ditë më parë.
/rtsh.al/