E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

“Krenar për Shqipërinë”, Rama ndan fotot para nisjes së samitit të BE

Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto nga Brukseli përpara nisjes së samitit BE-Ballkani Perëndimor, ku do të diskutohet për integrimin e vendit.

Krahas fotove Rama shkruan “krenar për Shqipërinë”.

“Bruksel, pak para nisjes së Samitit të BE-së me Ballkanin Perëndimor”, shkruan më tej kryeministri.

Në samitin e sotëm në Bruksel mes liderëve të BE-së dhe atyre të Ballkanit Perëndimor do të diskutohet për asnëtarësimin e vendeve të rajonit.

Pak përpara nisjes së samitit BE-Ballkani Perëndimor, kancelari gjerman Olaf Scholz rafirmoi mbështetjen e tij për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Scholz i dërgoi një mesazh të fundit Greqisë e cila deri më tani mbetet e vendosur për veton ndaj vendit tonë, mesazh i cili u prit me duartrkije nga salla./vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›