Krenarë për progresin

Në prag të vizitës së tij në Kosovë, Komisioneri i Bashkimit Europian për Zgjerim dhe Politikë të Fqinjësisë, Stefan Fuele, ka lëshuar një deklaratë për media, ku ndër të tjera bën të ditur se pret me padurim që të punojë me njerëzit e Kosovës për të siguruar reforma të qëndrueshme dhe përfitime konkrete në rrugën për në Europë.
“Personalisht e kam përjetuar se si zgjerimi mund të ndryshojë shoqëritë për të mirë. Jam i bindur se anëtarësimi në BE është kyç për të ardhmen e rajonit”, thuhet në një deklaratë të Fueles, të cilin e përcjell Zyra për informim e Komisionit Europian në Kosovë.
Kosova, sipas Fueles, duhet të jetë krenare për progresin e arritur deri më tash.
“Në vitin e dytë pas shpalljes së pavarësisë, korniza ligjore është konsoliduar dukshëm dhe është ruajtur stabiliteti politik. Vitin e kaluar, për herë të parë, Kosova organizoi procesin zgjedhor. Ato u realizuan në mënyrë të rregullt dhe me pjesëmarrjen e të gjitha komuniteteve”, theksohet në deklaratën e Fueles.
Megjithatë, sipas tij, ende ka sfida. “Situata e sigurisë, edhe pse stabile, ende është e brishtë. Konsolidimi i sundimit të ligjit në tërë Kosovën kërkon përpjekje të mëtutjeshme. Krimi i organizuar, pastrimi i parave, reformimi i administratës publike, janë që të gjitha fusha që kanë nevojë për vëmendje të vazhdueshme”, thotë Fule.
Komisioneri Fuele do ta vizitojë Kosovën, të premten.