Krenari kuqezi në Vjenë, Alis parakalon me flamurin shqiptar mes finalistëve të Eurovizionit!

Gjatë hapjes spektakolare të Finales së Madhe të Eurovizion 2026, arena e Wiener Stadthalle në Vjenë është ndezur nga ngjyrat dhe emocionet e Paradës tradicionale të Flamujve. Mes 25 finalistëve të këtij edicioni jubilar, ka parakaluar edhe artisti shqiptar Alis, duke valëvitur flamurin kuqezi nën duartrokitjet e zjarrta të mijëra spektatorëve në sallë dhe miliona shikuesve nga mbarë Evropa.
Ky parakalim shënon nisjen zyrtare të garës së madhe të kësaj të shtune, ku Shqipëria do të ngjitet e pesta në skenë për të performuar këngën e saj përfaqësuese “Nân”. Prezantimi i Alis mes finalistëve më të mirë të Evropës rikonfirmon rrugëtimin e tij të suksesshëm drejt kësaj nate finale, e cila ka bërë bashkë zemrat e të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen në diasporë për ta mbështetur fort përmes votave.
/rtsh.al/