Kreret e bankave mblidhen ne Itali
Projekti i Iniciativave te Vecanta, i cili do te kete ne qender te tij modernizimin dhe zhvillimin e metejshem te sektorit financiar ne Shqiperi, u prezantua dy dite me pare ne Pulia (Itali). Projekti SPI Albania do te zbatohet me mbeshtetjen Programit te Konvergjences, i cili eshte nje program i financuar nga Ministria Italiane e Ekonomise dhe Financave dhe i administruar nga Banka Boterore. Sipas Bankes Qendrore, ky projekt eshte njekohesisht pjese e projektit me gjitheperfshires SPI Adriatic, i cili eshte aktualisht ne fazen e zhvillimit me qellim promovimin e iniciativave te ngjashme ne vendet fqinje me Shqiperine. Me qender ne Tirane, projekti SPI Albania do te kete si objektiv te tij nxitjen e bashkepunimit ndermjet autoriteteve financiare, sistemit bankar, perdoruesve te sherbimeve financiare dhe shoqerise civile ne vendin tone, me qellim hartimin dhe zbatimin e nje kuadri modern te reformave rregullatore.