E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krerët e bashkive socialiste takojnë Lohan e Bosch

Disa krerë të bashkive socialiste zhvilluan një takim me ambasadorin e KE-së në Tiranë, Helmut Lohan dhe ambasadorin e OSBE-së, Robert Bosch. Pas takimit, kreu i Bashkisë së Pogradecit, Artan Shkëmbi tha se njohën Lohan dhe Bosch me shqetësimet e krerëve të bashkive. Ai tha se kryebashkiakët janë të shqetësuar për veprimet e maxhorancës pasi po cënohet autonomia e pushtetit vendor. "Na është cënuar 50% e buxhetit, kjo do të thotë se po na cënohet liria financiare", theksoi Shkëmbi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›