E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vocaj: Ende po hetohet për ngjarjen në Golem

Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj në një prononcim për RTV "Ora News" deklaroi se konkluzionet e para për shembjen e ballkonit të hotelit që shkaktoi plagosjen e 5 nxënësve nga Kosova, do të jepen në orët e pasdites. Vocaj theksoi se në Golem kanë shkuar ekspertë kriminalistë nga Tirana. Sipas drejtorit të Policisë, shkak i shëmbjes së ballkonit të hotelit është bërë shpërthimi i boilerit të dushit në katin e dytë. Tonin Vocaj shtoi se nga shembja në hotel janë plagosur rëndë dy të rinj.
" Dy të rinj janë plagosur rëndë nga shembja e hotelit. Shkurte Matoshi 18 vjeç e cila ka thyer këmbën dhe Sabah Fetahu 19 vjeç që ka marrë dëmtime në buzë", saktësoi ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›