E Diel, 1 Nëntor 2026

Krerët e lartë kosovarë firmosin marrëveshjen e parë bilaterale me SHBA

Prishtinë, 14 shtator NOA-Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi nënshkruan sot me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Christopher Dell, marrëveshjen e parë formale bilaterale për ndihmë ekonomike në mes SHBA-ve dhe Republikës së Kosovës.

 Kjo ndihmë do të  orientohet në zhvillimin e gjithanshëm dhe veçanërisht në fushat infrastrukturore për Kosovën, në ekonomi, në transporte, në edukim dhe aspekte të tjera.

Presidenti Sejdiu, e ka vlerësuar nënshkrimin e marrëveshjes si një moment tepër të veçantë për ndihmë ekonomike në mes të Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Mund të them se është një marrëveshje që nxjerr dhe sheshon edhe më tej përkushtimin e veçantë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ndihmë Kosovës, duke ju bashkangjitur ndihmave të vazhdueshme që ky vend mik ka bërë për Kosovën, theksoi Sejdiu në një deklaratë para ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes.

Edhe kryeministri Thaçi, nënshkrimin e sotëm të marrëveshjes e ka vlerësuar si dëshmi e fuqishme e lidhjeve për ndihmë për të sotmen dhe të ardhmen  në mes të dy vendeve.

Kjo marrëveshje paraqet edhe një garanci tjetër të përkushtimit të  fuqishëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për mbështetje Kosovës, theksoi kryeministri Thaçi.

Ndërsa ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Kristofer Dell shprehu përkushtimin e vendit të tij për ndihmë Kosovës.

Qeveria e SHBA-ve mbetet e përkushtuar për ti ndihmuar Kosovës së pavarur dhe për ta realizuar qëllimin tonë të përbashkët për ndërtimin e një vendi demokratik, shumetnik dhe përparimtar për të gjithë qytetarët e Kosovës, tha ambasadori Dell.

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar)   Titulli:   Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›