E Diel, 1 Nëntor 2026

Kreret e larte te shtetit ne kontroll te plote

20/09/2010ILDKP-ja nis fazen e hetimit te pasurive te interesave private te zyrtareve

Adrese dhe numer telefoni falas per te spiunuar parregullsite e politikaneve

Kreret e larte te shtetit do te jene nen procedurat e kontrollit te plote nga Inspektorati i Larte i Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive. Nje fakt i tille behet i ditur nga vete zyra e shtypit prane ketij institucioni ku permes nje njoftimi per shtyp beri me dije dje se ILDKP-ja ka nisur proceduren e kontrollit te plote per fazen e hetimit te hollesishem te interesave private dhe burimet e krijimit te tyre per zyrtaret me te larte te shtetit shqiptar. Madje ne funksion te realizimit te nje faze te tille te hetimit per zyrtaret e larte te vendit ILDKP-ja ka bere publike disa numra telefoni dhe nje adrese e-maili ne te cilat cilido qe ka informacion mund te raportoje per parregullsi te politikaneve ne raport me konfliktin e interesit apo deklarimin e pasurise. Ne kete menyre me qellim nxitjen dhe aktivizimin e qytetareve ne procesin e hetimit administrativ ILDKP-ja ka vene ne dispozicion numrin pa pagese 0800-999 si edhe adresen e-mail unedenoncojhidaa.gov.al. Njekohesisht permes ketij njoftimi per shtyp u be e ditur se inspektori i Pergjithshem i ILDKP Adriatik Llalla ka firmosur urdhrin per nisjen e kontrollit te plote per 50 subjekte ne zbatim te nenit 17 te ligjit nr. 9367 date 7.4.2005 Per parandalimin e konfliktit te interesave ne ushtrimin e funksioneve publike dhe nenit 26 te ligjit nr. 9049 date 10.4.2003 Per deklarimin dhe kontrollin e pasurive te detyrimeve financiare te te zgjedhurve dhe te disa nepunesve publike. Lista e zyrtareve qe kalojne ne kontroll te plote eshte hartuar ne zbatim te nenit 17 pika 2 te ligjit nr. 9367 date 07.04.2009 Per parandalimin e konfliktit te interesave ne ushtrimin e funksioneve publike. Numri i zyrtareve qe kalojne ne kontroll te plote eshte 300 nga te cilet per 50 subjekte ka nisur procedura e hetimit administrativ ndersa ne ditet ne vijim do te nise e njejta procedure edhe per 250 zyrtaret e tjere. Ne liste nuk perfshihen vetem ata zyrtare te nivelit te larte te cilet aktualisht jane ne kontroll te plote ose te cileve nuk u eshte plotesuar afati dyvjecar per rikontroll. Nderkohe sipas ketij urdhri pjese e kontrollit te plote jane kreu i shtetit Bamir Topi Kryeparlamentarja Jozefina Topalli Kryeministri Sali Berisha zevendeskryeministri Ilir Meta. Gjithashtu po ne kete liste jane ministra zevendesministra drejtues gjykatash guvernatori i BSH-se anetaret e autoriteteve rregullatore e keshtu me radhe.

Shorti pasuria e kryebashkiakut Rama pjese e hetimit te imtesishem

Kryetari i Partise Socialiste njekohesisht kryetari i Bashkise se Tiranes nuk eshte pjese e kontrollit te plote te listes se publikuar dje per hetim nga Instituti i Larte i Deklarimit te Pasurise. Kjo per vete faktin se kryebashkiaku ne fillim te ketij viti ishte mes 109 zyrtareve pasuria e te cileve i eshte nenshtruar kontrollit nga inspektoret e ILDKP-se. Inspektorati i Larte i Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive pati zgjedhur ne prill te ketij viti emrat e zyrtareve qe do u kontrollohet ne menyre te imtesishme pasuria duke verifikuar edhe burimin e saj. Keshtu Rama renditej i 1213 ne listen e zyrtareve te niveleve te ndryshme te cileve do tu verifikohej burimi i pasurise. Ne listen e zyrtareve qe u zgjodhen me short per tu kontrolluar pasuria gjendeshin edhe disa deputete te tjere si dhe zyrtare te pushtetit qendror e lokal. Kjo praktike zhvillohej per here te dyte ne Shqiperi ne kuader te projektit ILDKP me dyer te hapura per luften ndaj korrupsionit dhe konfliktit te interesit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›