Patosi ende pa buxhet
Deshton serish miratimi i buxhetit ne Keshillin Bashkiak te Patosit. Edhe ne mbledhjen e dites se hene nuk eshte gjetur gjuha midis keshilltareve per miratimin e buxhetit. Megjithese kane kaluar 9 muaj buxheti per vitin 2010 ende nuk eshte miratuar.
Debatet per largimin e kryetarit te zgjedhur nga votat e te majteve dhe zevendesimin e tij nje perfaqesues i kulaicionit PD-LSI ia kane lene vendin kerkesave nga keshilltaret e majte. Edhe ne kete mbledhje ekzekutivi i bashkise i drejtuar nga kryebashkiaku i Patosit Bardhi Meli ka kerkuar nga keshilltaret miratimin e buxhetit per vitin 2010 se bashku me shtesen ne paketen fiskale.
Nder pikat e rendit te dites ne kete mbledhje ishte borxhi qe kompania Albpetrol i ka bashkise se patosit te cilin kerkon tia shlyeje duke i dhene 600 makina me rere bituminoze dhe miratimi i paketes fiskale. Te dyja keto pika jane kthyer mbrapsht nga keshilltaret e kualicionit PD-LSI te cilet kane kerkuar sqarime te metejshme.