E Diel, 1 Nëntor 2026

Kreret e misioneve te ODIHR-it dhe KiE-se do te prezantojne raportin e vezhguesve

Me 10 maj shqiptaret do te njihen me verdiktin e nderkombetareve per zgjedhjet

Misioni i vezhguesve nderkombetare te ODIHR-it njoftoi dje se dy dite pas zgjedhjeve te sotme do te bente publike ne nje konference per shtyp raportin paraprak ne lidhje me mbarevajtjen e zgjedhjeve lokale ne vend. Ne nje deklarate per mediat zyra e ODIHR-it beri te ditur se raporti paraprak me vleresimin per zgjedhjet do te prezantohej nga Jonathan Stonestreet kryetari i Misionit te Vezhguesve Zgjedhor te OSBE/ODIHR-it dhe nga Hana Richtermocov kryetarja e delegacionit te Kongresit te Autoriteteve Lokale dhe Rajonale te Keshillit te Europes. Po keshtu njoftohet se te pranishem ne dhenien e konkluzioneve te raportit do te jene edhe Volkram Gebel raportuesi i delegacionit te Kongresit dhe Raul Muresan zevendeskreu i Misionit Vezhgues Zgjedhor i OSBE/ODIHR-it. Ne njoftim theksohet se te gjithe pjesemarresit ne panel do te jene te gatshem per tju pergjigjur interesimit te medias ne lidhje me procesin. Misioni Vezhgues Zgjedhor i OSBE/ODIHR-it perbehet nga 298 vezhgues nga 30 vende duke perfshire 40 vezhgues afatgjate dhe 258 vezhgues afatshkurter. Delegacioni i Kongresit perbehet nga 14 perfaqesues te zgjedhur vendore nga 11 vende duke perfshire edhe Komitetin e Bashkimit Europian te Rajoneve. Aktualisht vezhguesit e ODIHR-it jane shperndare ne te gjithe vendin ne kuader te nje mbulimi total qe do i bejne zgjedhjeve te sotme vendore. Interesi per to duket se eshte shume i larte nisur nga fakti se jane tre institucione te rendesishme qe do te marrin pjese ne hartimin e raportit sic eshte OSBEja ODIHR-i dhe Keshilli i Europes. Raporti perfundimtar per keto zgjedhje pritet te dale ne javet e ardhshme te majit dhe aty do te bazohen te gjitha institucionet e tjera nderkombetare per te dhene verdiktin e tyre perfundimtar per zgjedhjet lokale ne vendin tone.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›