E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet e 8 majit Doshi Po vihet ne zbatim skenari i 1996-s

Kartat false PS sjell nje element tjeter ne pretendimin per manipulim

Pas listave te zgjedhesve kartat e identitetit njollosen si instrument i mundshem i manipulimit zgjedhor. Dy deputete te Partise Socialiste Paulin Sterkaj dhe Tom Doshi kane denoncuar dje publikisht raste te prodhimit te kartave false duke folur madje per nje linje te vertete te krijuar enkas per kete pune. Sterkaj ka zbardhur permes nje demonstrimi konkret te dy kartave te identitetit shenjat dalluese te nje dokumenti te vertete nga nje i falsifikuar. Ne kemi pese karta ne dore. shte e njejta firme. Po ta kapim karten origjinale dhe ta rrotullojme ne pozicione te ndryshme merr disa ngjyra. Tek karta origjinale kemi edhe shqiponjen qe shkuan Albania. Tek karta false eshte thuajse mat e plastifikuar dhe ngjyra nuk ndryshon. Tek karta origjinale nga e majta jane kater gishta nga e djathta tre. Po te nxjerrim karten jo origjinale nuk ka kete forme. Karta origjinale eshte e holle elastike paloset dhe nuk kthehet. Karta false paloset dhe nuk drejtohet me ka shpjeguar Sterkaj. Ai e ka shoqeruar kete informim te publikut me paraqitjen fizike te dy kartave te identitetit te te cilat permes pamjeve te ofruara fare mire mund te shquheshin dallimet ne specifikat e permendura. Ky denoncim vjen vetem nje dite para zgjedhjeve dhe me gjase perben nje tjeter argument per opoziten ne pretendimet dhe shqetesimet e saj per procesin zgjedhor. Vec aspektit teknik te faktit te percjelle dje nga deputeti socialist Sterkaj qendron edhe nje shpjegim i dyte qe ploteson ate duke i dhene pamjen e nje mekanizmi te gjithe kesaj infrastrukture paralele qe po qarkullon perpara zgjedhjeve te pushtetit lokal. Informacionet per kete i ka dhene deputeti Tom Doshi i cili beri te ditur se zoteruesit e kartave false ne realitet nuk jane ne dijeni te ketij fakti. Kjo e paralizon edhe nje nisme per denoncimet e mundshme nga qytetaret. Personat nuk e dine se i disponojne keto karta. Ata jane ne Itali dhe keshtu eshte bere per te gjitha keto karta false. Jane marre masa qe te regjistrohen edhe ne Rinas qe gjoja kane hyre ne Shqiperi dhe kane dale pas dy ditesh. Keta kane bere ne mendje ti vjedhin serish zgjedhjet. I vodhen ne 2009-n dhe duan ti vjedhin serish deklaroi Tom Doshi. Ai ka dale hapur me nje akuze qe gjen tanime edhe nje fill arsyetimi per rrugen sesi pritet te realizohet kjo gje jo me larg se ne oret qe do te vijne. Me rendesi eshte fakti se i gjithe ky grumbull te dhenash qe po funksionalizojne njera-tjetren si elemente manipulimi ka percaktuar tanime fatin politik te zgjedhjeve te 8 majit. Kontestimi i pritshem kesaj radhe e gjen te pergatitur vendin pa lene menjane edhe faktin se opozita sipas asaj qe po serviret ne opinion e ka teorikisht me te thjeshte qe te konstatoje flagrancen e manipulimit nese ai do te ndodhe. Listat dhe kartat vijne keshtu si dy prova materiale per skenaret qe hamendesohen prej kohesh.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›