Kreret e shtetit dhe opozita, vizita ne ambasaden polake
Kreret e shtetit shqiptare, vizituan dje ambasaden e Polonise ne Tirane, per te shprehur ngushellimet ndaj familjes se Presidentit Lexh Kacztnsky, Zonjes se Pare dhe delegacionit qe e shoqeronte, te cilet u ndane nga jeta ne aksidentin tragjik ajror. Presidenti Bamir Topi, kryeministri Sali Berisha dhe kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, shprehen dje ngushellimet e tyre ne Ambasaden e Polonise ne Tirane. Kreu i shtetit Topi, e cilesoi Kacztnskyn si mik te Shqiperise dhe mikun e tij. "Ka qene nje mik shume i mire i Shqiperise qe e mbeshteti ate ne anetaresimin ne NATO dhe rrugen drejt Bashkimit Evropian", theksoi Topi. Po keshtu edhe kreu i qeverise, Berisha shprehu ngushellimet e tij te thella per humbjen tragjike te kreut te shtetit te Polonise. Ndersa kryetarja Jozefina Topalli theksoi se me vdekjen e parakohshme te Presidentit polak Kaczynsky, Evropa dhe mbare bota humbet nje prej lidereve me te shquar te saj, i cili pergjate gjithe karrieres se tij politike kontribuoi dhe luftoi ne mbrojtje te lirise dhe vlerave te saj. "Me lejoni te shpreh ngushellimet e mia me te sinqerta dhe me te thella, per humbjen e jetes se Presidentit Tuaj. Solidariteti yne i shkon te gjithe familjareve te delegacionit qe humbi jeten. Ne te gjithe jemi te shokuar nga kjo tragjedi e tmerrshme. Ne emer te deputeteve te Kuvendit te Shqiperise dhe timin personal shpreh dhimbjen e thelle", tha Topalli. Vizita ngushellimi ne ambasaden polake kane bere dhe personalitete te PS, te kryesuar nga Arta Dade.