Ministri Basha, sot informon Brukselin per plotesimin e kritereve per vizat
Ministri i Brendshem, Lulezim Basha, do te informoje diten e sotme Komisionin per Lirite Civile, Drejtesine dhe Ceshtjet e Brendshme ne Parlamentin Evropian, ne lidhje me arritjet e Shqiperise ne kuader te procesit te liberalizimit te vizave. Ministri, eshte i ftuar ne nje vizite zyrtare ne Bruksel, ne nje seance degjimore qe do te zhvillohet ne 14 Prill nga Komisioni per Lirite Civile, Drejtesine dhe Ceshtjet e Brendshme te Parlamentit Evropian. Ne kete seance, Ministri Basha do te paraqese arritjet e Shqiperise ne permbushjen e kritereve te udherrefyesit per liberalizimin e vizave si dhe proceset integruese te vendit. Basha do te njohe drejtuesit dhe anetaret e Komisionit per Lirite Civile, Drejtesine dhe Ceshtjet e Brendshme te Parlamentit Evropian ne detaje, me arritjet e Ministrise se Brendshme ne kuader te liberalizimit te vizave ne fushen e sigurise se dokumenteve, kontrollit kufitar, rendit publik dhe sigurise dhe rezultatet ne luften kunder kriminalitetit. Nderkohe qe gjate vizites se tij zyrtare ne Bruksel, Ministri i Brendshem, Lulzim Basha do te zhvilloje edhe nje takim te vecante me Komisioneren per Ceshtjet e Brendshme te Komisionit Evropian Cecilia Malstrom. Pak kohe me pare, ishte pikerisht Malstrom e cila se Komisioni Evropian te zgjidhe sa me shpejt ceshtjen e liberalizimit te vizave edhe me dy vendet e Ballkanit Perendimor, Shqiperise dhe Bosnje-Hercegovines. Ne komision, u debatua gjate muajit te kaluar ne lidhje me regjimin e vizave per dy vendet e Ballkanit Perendimor Shqiperine dhe Bosnje-Hercegovines, qe ende nuk kane perfituar nga liberalizimi i tyre. Komisioneria per ceshtjet e brendshme Sesilia Malmstrom, ra dakord qe te shmangen pengesat ne rrugen e liberalizimit te vizave per keto dy vende.
Raportimi
Ministri i Brendshem, Lulezim Basha, do te informoje diten e neserme Komisionin per Lirite Civile, Drejtesine dhe Ceshtjet e Brendshme ne Parlamentin Evropian, ne lidhje me arritjet e Shqiperise ne kuader te procesit te liberalizimit te vizave.