E Diel, 1 Nëntor 2026

Krerët e shtetit përkujtojnë 81-vjetorin e Çlirimit me homazhe në Varrezat e Dëshmorëve

Shqipëria përkujtoi sot 81-vjetorin e Çlirimit nga pushtuesit nazi-fashistë. Në “Varrezat e Dëshmorëve të Kombit” po zhvillohen homazhe në nder të kësaj dite.

Në ceremoni ishin të pranishëm Presidenti Bajram Begaj, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, kryeministri Edi Rama, ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, kryetarja e komanduar e bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, drejtues vendorë, veteranë, familjarë të dëshmorëve etj.

29 Nëntori është dita e të rënëve për lirinë e vendit gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ushtria nacionalçlirimtare e Shqipërisë zhvilloi luftë të armatosur, të organizuar kundër okupimit të vendit nga pushtuesit nazi-fashistë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›