E Diel, 1 Nëntor 2026

Kreret e universiteteve Mbikeqyremi ne fshehtesi

Senati i UT-se Behet akreditimi e me pas renditja e institucioneve te arsimit

Drejtuesit e Universitetit te Tiranes jane mbledhur ne nje takim urgjent per problemet me te fundit ku jane perfshire universitetet. Ne nje deklarate per shtyp senati i Universitetit te Tiranes ka nenshkruar nje dokument derguar Ministrise se Arsimit dhe gjithe universiteteve ne vend lidhur me ngjarjen me te fundit. Behet fjale per nisjen e procesit te rankimit renditjes se universiteteve. Sipas profesoreve te Tiranes Ministria e Arsimit nuk ka njoftuar per nisjen e nje procedure te tille si dhe per kontraktimin e nje kompanie gjermane e cila do te kujdeset per kete proces.

Njoftimi

Ne njoftimin zyrtar UT-ja ka sqaruar se nuk eshte dakord me nisjen e procesit te renditjes se universiteteve pa u realizuar me pare procedurat e akreditimit dhe se fakultetet pjese e Universitetit te Tiranes nuk do ti nenshtrohen ketij procesi. Nje tjeter pike per te cilen senati ka shprehur kundershti eshte edhe nisja e procesit ne fshehtesi. Sipas profesoreve Ministria e Arsimit nuk ka bere me dije se ka nisur nje proces i tille. Per kete por edhe per shkak se nuk jane dakord qe puna te nise nga renditja ata do te bojkotojne dhe nuk do te pranojne te plotesojne kerkesat e kompanise gjermane per te zhvilluar punen ne nje nga fakultetet e ketij universiteti. Senati Akademik i UT-se konstaton me shqetesim se se fundmi MASH-i ka filluar procedurat per realizimin e renditjes se institucioneve te arsimit te larte duke kontraktuar nje kompani gjermane per kete qellim - thuhet ne njoftimin zyrtar. Senati duke marre edhe opinionet paraprake te specialisteve dhe qendrimin e te gjithe drejtuesve te njesive kryesore vlereson se procesi i renditjes se institucioneve te arsimit te larte nuk mund te kryhet pa u bere me pare akreditimi i ketyre institucioneve nga autoritetet kompetente dhe me nje procedure te bazuar ne ligj dhe te drejte.

Qendrimi

Universiteti i Tiranes ka qene i pari universitet qe edhe publikisht e ka shprehur qendrimin e tij dhe shqetesimin se eshte e domosdoshme qe ashtu si edhe ne vende te tjera universitetet dhe institucionet e tjera te arsimit te larte duhet ti nenshtrohen nje procesi akreditimi per te garantuar jo vetem kerkesat ligjore por edhe cilesine e arsimit te larte ne Shqiperi.

Arsimi i larte sipas kreut II te ligjit ekzistues ofrohet nga institucione te arsimit te larte universitete akademi shkolla te larta dhe qendra nderuniversitare.

Ne keto kushte jo vetem procesi i akreditimit fillimisht duhet te bazohet edhe mbi kete ndarje por edhe renditja e tyre ne vecanti ne asnje rast nuk mund te anashkaloje kete ndarje te institucioneve te arsimit te larte.

Senati Akademik i UT-se konstaton se vec sa me siper MASH-i ka filluar procedurat per renditjen e IAL-ve pa u konsultuar me pare me strukturat drejtuese nder te tjera edhe te UT-se dhe sipas vleresimit tone me nje mungese vizioni per rezultatet qe kerkohet te arrihen nga ky proces - thuhet ne njoftimin e UT-se.

Nga profesoret e UT-se eshte vendosur ti sugjerohet MASH-it qe te mos kryhet procesi i renditjes te IAL-ve pa u kryer me pare ai i akreditimit te tyre. Ne te kundert UT-ja nuk do te marre pjese ne procesin e renditjes se pare te institucioneve te arsimit te larte te iniciuar nga MASH me kompanite gjermane. Rektorati i UT-se do ti percjelle kete vendim Ministrise se Arsimit dhe Shkences ta beje publike ate dhe ti njoftoje kete qendrim universiteteve te tjera.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›