E Shtunë, 31 Tetor 2026

Materialet e Wikileaks Rusia eshte shtet mafioz

Kremlini bashkepunon me kriminelet dhe i vlereson ata duke u dhene poste politike ndersa zyrtaret e larte mbledhin ryshfete dhe kane krijuar nje sistem personal te taksimit te njerezve

Rusia eshte nje vend i korruptuar nje kleptokraci autokratike ne qender te se ciles eshte Vladimir Putin rreth te cilit jane grumbulluar zyrtare oligarke dhe kriminele per te krijuar nje shtet mafioz virtual. Keto paraqiten ne disa nga materialet e fundit te publikuara nga Wikileaks qe jane disa korrespondenca diplomatike sipas te cilave amerikanet del se kane nje mendim shume te keq per Rusine.

Trafik armesh pastrim parash pasurim personal mbrojtje te gangstereve valixhe te mbushura me para dhe llogari sekrete ne vende te ndryshme. Materialet japin nje tablo shume te erret te nje sistemi politik ne te cilin vetem ryshfetet ne teresi ne nje vit kapin vleren e 300 miliarde dollareve dhe ku eshte shume e veshtire qe te besh dallimin mes aktiviteteve te qeverise dhe atyre te krimit te organizuar. Mes akuzave me te renda qe dalin nga mesazhet diplomatike jane
Spiunet ruse perdorin shefat mafioze per te kryer operacionet kriminale te tilla si trafikimin e armeve.
Agjenci qe merren me zbatimin e ligjit si policia agjencite e spiunazhit dhe zyra e prokurorit operojne si mbrojtes de facto te rrjeteve kriminale.

Ryshfetet dhe korrupsioni jane ne nje nivel shume te larte dhe ky sistem vepron paralelisht me sistemin e taksave dhe gjithcka shkon per perfitime dhe pasurime personale te policise dhe sherbimeve sekrete.

Hetuesit qe jane marre me lidhjet e mafies ruse me Spanjen kane hartuar nje liste prokuroresh ruse oficeresh ushtarake dhe politikanesh qe kane lidhje me rrjetet e krimit te organizuar.

Putin akuzohet per sasi shume te medha parash te paligjshme qe nga koha qe eshte ne pushtet te cilat sipas burimeve te ndryshme ndodhen jashte vendit.

Akuzat dolen ne drite disa ore para se Putin te mbante nje fjalim ne Komitetin Ekzekutiv te FIFA-s ne Zyrih ne mbeshtetje te perpjekjes se vendit te tij per te qene vendi organizator i Kupes se Botes ne vitin 2018. Putin ne fakt e anuloi befas udhetimin per ne Zyrih. Ndersa ne nje interviste plot inat qe dha per CNN ne Larry King Live te regjistruar para daljes se ketyre publikimeve Putin i denoncoi keto rrjedhje dhe paralajmeroi Shtetet e Bashkuara qe te mos i fusin hundet ne ceshtjet e Rusise.

Ai e beri te qarte se nuk ishte zbavitur aspak nga menyra se si diplomatet amerikane e kishin perjashtuar ate duke e krahasuar me Barmanin dhe Presidentin e vendit Medvedev me Robinin personazh ne te njejtin film. Per te qene i ndershem me ju ne nuk dyshonin se kjo do te ishte bere me nje arrogance te tille me kaq mungese etike ka thene Putin. Akuzat kryesore vijne nga nje prokuror spanjoll Jose Grinda Gonzales i cili ka kaluar mbi nje dhjetevjecar ne perpjekjen e zbulimit te krimit te organizuar ne Spanje. Autoritetet spanjolle kane arrestuar mbi 60 te dyshuar perfshi edhe 4 bose mafioze jashte Rusise. Ne nje material per zyrtaret amerikane ne janar hetuesi spanjoll ka bere te ditur se Rusia ishte nje shtet mafioz ne te cilin nuk mund te behej dot dallimi mes aktivitetit te qeverise dhe atij te krimit te organizuar. Hetuesi spanjoll deklaroi se kishte prova mijera kaseta te regjistruara te perdorura gjate dhjete viteve te fundit qe disa politikane ruse punonin krah per krah me grupet mafioze. Ndersa ne nje analize te detajuar ne lidhje me menyren se si funksionon korrupsioni ne Rusi ambasadori amerikan John Beyrle citoi nje burim qe thoshte se cdo gje varet nga Kremlini dhe se te gjithe i cojne parate ne Kremlin.

Se brendshmi Kremlini eshte i shtresezuar me zyrtare te larte kryebashkiake dhe guvernatore qe mbledhin parate permes ryshfeteve qe eshte nje sistem personal taksimi. Elementet kriminale jane te mbrojtur nga policia sistemi i sherbimeve sekrete Ministria e Puneve te Brendshme dhe zyra e Prokurorit te Pergjithshem si dhe nga burokracia e Moskes thote ambasadori amerikan. Lidhja e drejtperdrejte e qeverise se Moskes me boten kriminale e ka bere situaten disfunksionale dhe shumekush e quan qeverine si nje organizem qe vepron me shume si nje kleptokraci sesa si nje qeveri.

Ndersa sipas hetuesit rus Sherbimi Sekret Rus ka dy menyra per te eliminuar lideret e krimit te organizuar te cilet nuk veprojne sipas porosive te tyre. Menyra e pare eshte ti vrasin ndersa e dyta eshte ti fusin ne burg ne menyre qe ti eliminojne nga skena e konkurrences. Ndonjehere FSB i con lordet e krimit ne burg por kete e ben per ti mbrojtur. Lideret me me fat te krimit mund te perfundojne edhe ne Parlament. Qeveria ruse u jep lordeve te krimit privilegje dhe imunitet nga akuzat vazhdon ne shenimin e tij ish-ambasadori amerikan. Dhe Shtetet e Bashkuara nuk jane te vetmet qe kane vleresime te tilla. Edhe drejtori per Rusine ne Ministrine e Jashtme Britanike cilesohet qe ta kete quajtur Rusine nje shtet te korruptuar.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›