Krerët europianë: Samiti Biden-Evropë në mbështetje të sovranitetit ukrainas

Presidenti amerikan Joe Biden dhe krerët e qeverive të Gjermanisë, Francës, Italisë dhe Britanisë së Madhe shprehën sonte “vendosmërinë” e tyre për të siguruar që sovraniteti i Ukrainës “të respektohet” në dritën e tensioneve midis Rusisë dhe Ukrainës, bëri të ditur nga një njoftim për shtyp presidenca franceze.
Gjatë samitit virtual, ku mori pjesë edhe kryeministri Mario Draghi, krerët e qeverive siguruan gjithashtu “angazhimin e tyre për të vepruar për të ruajtur paqen dhe sigurinë në Evropë”.
Elysee shtoi se pjesëmarrësit në samit theksuan nevojën që Rusia të kthehet në tryezën e bisedimeve me Ukrainën në kuadrin e të ashtuquajturit grupi “Normandi”, nën kujdesin e Francës dhe Gjermanisë.
Konsultimet e samitit mes SHBA-ve dhe evropianëve u zhvilluan në prag të një samiti videokonferencë të planifikuar sot midis Biden dhe presidentit rus Vladimir Putin, pasi SHBA paralajmëroi Moskën se ishte e gatshme të reagonte në rast agresioni ndaj Ukrainës./ANSA