Kreshnik Qato ndeshet sot me Karama Nilavila
Kampioni i botes ne versionin WBF per peshen e mesme Kreshnik Qato do te mbroje sonte ne mbremje per here te katert titullin e kampionit.
Ndeshja do te zhvillohet ne kryeqytetin e Cekise Prage dhe rivali i tij do te jete Karama Nilavila nga Tanzania. 26-vjecari eshte kampion i katerfishte i vendit te tij ne peshen e mesme dhe ate super te mesme ndersa ka tentuar edhe titullin e kampionit te Afrikes dhe ate boteror per te rinj por pa arritur ta realizoje.
Deri tani afrikani numeron 21 duele ne ringun profesionist 12 prej te cileve i ka fituar 6 me KO 7 humbje 3 KO dhe 3 barazime. Suksesin e fundit Nilavila e ka arritur me 10 tetor ne vendlindjen e tij ku mundi me pike pas gjashte raundesh bashkekombesin Stem Kesi.
Per boksierin shqiptar Kreshnik Qato kjo eshte perballja e nenta per titull ne versione dhe kategori te ndryshme. Qato i mbeshtetur edhe nga promotori i tij zoti Ylli Ndroqi ka shenuar fitore te medha kohet e fundit. Fitorja e fundit e boksierit qe garon per ngjyrat kuqezi daton me 4 qershor ku ne York Hall te Londres mposhti britanikun Met Skriven.