Rusia 2018 Katari 2022

Rusia e fitoi te drejten e nikoqirit te Kampionatit boteror 2018 ndersa gara e vitit 2022 do te zhvillohet ne Katar. Vendimi u mor ne Zurich te enjten nga presidenti i FIFA-s Sepp Blatter pas votave sekrete nga 22 anetaret e Komitetit Organizativ te saj. Rusia e fitoi votimin para kandidaturave rivale nga Anglia Portugalia/Spanja dhe Belgjika/Holanda. Kjo do te jete hera e pare qe Rusia dhe Katari jane nikoqire te nje Kampionati boteror.
147Te krijojme histori se bashku148 tha zevendeskryeministri rus Igor Shuvalov.
Katari qe eshte nikoqir i Kupes se Azise 2011 ne janar mposhti kandidaturen e Australise te SHBA-se te Korese se Jugut dhe te Japonise. Katari u be shteti i pare arab dhe i pari nga Lindja e Mesme qe do te jete nikoqir i ngjarjes me te rendesishme te futbollit. Votat erdhen pas prezantimeve 30 minuteshe nga kandidatet per garen e vitit 2018. Kandidatet e edicionit 2022 kishin bere prezantimet e tyre te merkuren.
Komiteti ekzekutiv i udhehequr nga Blatter perbehet prej tete nenkryetareve dhe 15 anetareve por votimi i se enjtes u be nga 22 ne vend te 24 anetareve pas suspendimit te Amos Adamu dhe Reynalt Temarii pas akuzave per korrupsion. Ofertat fituese per secilen gare ishin te parat qe moren shumice absolute prej 12 votave ne mes anetareve. Anglia konsiderohej ne mesin e favoriteve kryesore per garen e vitit 2018.
Kryeministri David Cameron premtoi 147Kampionatin boteror me spetakolar ne histori148 nese Anglia zgjidhet si nikoqire. Por oferta e tyre per nikoqire te gares per here te pare nga viti 1966 deshtoi. Fitorja e Rusise erdhi pavaresisht mungeses se kryeministrit Vladimir Putin ne votim. 58 vjecari i cili pritej te ishte lider i ofertes se Rusise qendroi ne Moske. Ai pritet te udhetoje drejt Zurichut per te falenderuar FIFA-n per ate qe ai e pershkroi si 147shenje e besimit148 per shtetin e tij.
147Dua te siguroj lidershipin e FIFA-s se do te bej gjithcka qe mundemi per te siguruar se Kampionati boteror 2018 do te zhvillohet ne shkallen e merituar148 tha ai gjate nje video-interviste.
Nga ofertat per Kampionatin boteror 2022 Katari zbehu friken e temperaturave mbi 40 grade celsius per garen e cila do te zhvillohet mes muajit qershor dhe korrik duke ofruar stadiume me kondicionere.
Duke premtuar kushte ideale per futbollistet dhe tifozet lideri i ofertes se Katarit Hassan al Thawadi tha 147Te gjitha stadiumet tona fushat stervitore dhe zonat e tifozeve do te kene temperature prej 27 grade celsius. Nxehtesia nuk do te jete problem pavaresisht klimes dhe ne duam qe kjo te le trashegimi boterore148. Qeveria e Katarit ka premtuar 4 miliarde dollare per ndertimin e stadiumeve.