E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kreu Rama akuza Kryeministrit per kopjim te programit

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për kopjim të programit. Një akuzë të tillë, kreu i socialistëve e bazoi në deklaratën e bërë nga Kryeministri Berisha ku bëri me dije ndërmarrjen e nismës për përjashtimin nga TVSH-ja të inputeve bujqësore. 
“Heqjen e TVSH-së për inputet bujqësore e kemi dorëzuar që në mars në 2012. Patëm reagime absurde të qeverisë dhe Kryeministrit, që akuzuan PS-në për këtë propozim. Pretenduan se ky propozim vinte nga kanalet e interesave të monopoleve. Sot jemi në kohën kur vetë Kryeministri e deklamoi me të madhe miratimin e kësaj mase. Shohim në vijimësi kopjime të çoroditura dhe kopjimi i copëzave të programit tonë do të thotë se tashmë ka ardhur koha që kjo qeveri të largohet”, vuri në dukje Rama gjatë mbledhjes së grupit kuvendor socialist. 
Gjithashtu, në fjalën e tij, kryetari i PS-së u ndal dhe në programin e kësaj partie për shëndetësinë, ku i vlerësoi faktin se forca e tij politike do të bëjë të mundur ngritjen e Sistemit Kombëtar të Sigurimeve, për garantuar shërbim shëndetësor për të gjithë qytetarët. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›