Zgjerohet skandali i mishit te kalit
Zgjerohet edhe me shume skandali i mishit te kalit ne Europe. Ministrat franceze do te zhvillojnë një takim me aktoret kryesore ne industrinë e mishit, ndërsa skandali ka përfshirë 16 vende.
Ministri i Jashtëm francez, Lorent Fabius duke folur për një televizion francez tha se skandali i nisur ne Britani tashme është përhapur edhe ne Francë.
“Jo vetëm qe ekziston nevoja e një hetimi, por do te ketë edhe sanksione. Është e tmerrshme. Ka njerëz te caktuar qe përfitojnë nga kjo. Duhet te biem ne gjurme te tyre dhe kjo është ajo qe propozon qeveria franceze, duhet te caktojmë sanksione, sanksione te ashpra”, u shpreh ai.
7 supermarkete franceze kane tërhequr mishin e ngrire te vicit te prodhuar nga Findus dhe Comigel.
Vendimi erdhi pasi u zbulua se mishi i shitur si vici ne Europe me etiketen e britanise kishte perqindje te mishit te kalit.
Skandali ka shtuar dyshimet lidhur me kompleksitetin e zinxhirit te industrisë ushqimore ne gjithë eruropen.
Edhe qeveria rumune ka kërkuar nisjen e një hetimi mbi pretendimet se mishi i kalit i zbuluar ne produkte viçi ne Britani e France mund te këtë ardhur nga nje thertore ne Rumani.