E Diel, 1 Nëntor 2026

Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj uron kryeministrin Berisha për fitoren e zgjedhjeve

Tiranë, 13 korrik NOA - Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka dërguar sot kryeministrit Sali Berisha një urim me rastin e fitores në zgjedhjet parlamentare.

 I nderuar z. Kryeministër,

Në emër të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) më lejoni tju uroj për fitoren e së djathtës dhe Partisë Demokratike në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri. AAK dhe unë personalisht konsiderojmë se fitorja e koalicionit të djathtë do të mundësojë zhvillimin dhe vazhdimin e mëtutjeshëm të reformave të nisura në Shqipëri si dhe përgatitjen e vendit për integrimet evropiane thuhej në mesazhin që Haradinaj i dërgoi Berishës.

AAK uron të gjithë qytetarët e Republikës së Shqipërisë për pjesëmarrjen masive në këto zgjedhje si dhe për një mbarëvajtje të admirueshme gjatë gjithë procesit zgjedhor. AAK është e bindur se Shqipëria me këtë nivel të zgjedhjeve të lira dhe demokratike ka dëshmuar se është vendi i cili respekton parimet demokratike dhe është e gatshme për tiu bashkangjitur familjes së madhe të Unionit Evropian.

AAK është e bindur se ky proces zgjedhor, i cili ka përshkruar një nivel të lartë të demokracisë do të ndihmojë edhe Republikën e Kosovës për proceset demokratike dhe zgjedhore që e presin përpara. AAK beson se së shpejti edhe në Kosovë do të triumfojë e djathta thuhej më tej në mesazhin e urimit.

k.k/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›