Kreu i ARRSH-së, Berberi: Tuneli i Llogarasë do të jetë pa pagesë gjatë sezonit veror

Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi deklaroi sot se, po vazhdon puna me intensitet të plotë për dy korridoret që do të lidhin Shqipërinë dhe Rajonin. Sipas tij, Korridori Adriatiko-Jonian dhe Korridorin e 8, janë dy akse shumë të rëndësishme për ekonominë shqiptare.
Duke folur në “Ekspres”, Berberi u shpreh se, “në politikat e qeverisë është thelbësore që korridoret kryesore të marrin frymë dhe të jetëzohen janë Korridori Adriatiko-Jonian, që kalon nga veriu në jug Shqipërinë dhe Korridori i 8 ose ish-via Egnatia, që është një nga akset më të shkurtra që lidh perëndimin me lindjen. Pra nga porti i Durrësit në drejtim të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
“Viti që lamë pas ishte një vit sfidues pasi ishte dorëzimi i disa projekteve të nisura më par por kishte dhe risi për nisjen e disa projekteve të rëndësishme për vazhdimin e infrastrukturës rrugore të Shqipërisë. E këtu mund të përmend Korridorin e 8-të dhe Adriatiko-Jonian, dy nga korridoret që ka Republika e Shqipërisë, një që shkon në nga Veriu në drejtim të Jugut dhe tjetri që përshkon nga Durrësi në drejtim të lindjes , drejtë Maqedonisë së Veriut”, tha Berberi.
Sipas tij, korridori më thelbësor është ai i Adriatiko-Jonian, që është më i gjati që nis nga pika hyrëse ne Murriqan , vazhdon në drejtim të Balldrenit dhe shkon në Milot, Thumanë-Kashar, më pas Lekaj-Fier dhe më pas zbret në kufirin tonë në Kakavijë në drejtim të kufirit me Greqinë.
Sot infrastruktura rrugore që ndodhet në këto akse kategorizohet si rrugë të nivelit C por ende Shqipëria nuk ofron një korridor rrugor të mirëfillti.
“Sot këto rruga kategorizohen në kategorinë C sepse nuk siguron as cilësi lëvizje, as shpejtësi apo në shërbimin cilësor që i ofrohet përdorueseve të rrugës. Kemi nisur segmentin e parë që është Thumanë-Kashar ,një segment që po ecën shumë mirë ku kanë përfunduar 60% të punimeve kur pretendojmë që në verën e ardhshme të jetë i përdorueshëm”.
Duke shpjeguar ecurinë e punimeve në këto akse rrugore, Kreu i ARRSH-së, tha se, janë shpallur fituesit për segmentet Kashar-Lekaj-Fier duke zbritur në drejtim të jugut. Ndërkohë për në drejtim të veriut është shpallur fituesi për segmentin Milot-Thumanë dhe brenda pranverës presim të shpallet gara Milot-Balldren në mënyrë të tillë që të shkojë dhe ajo me koncesion .
Gjithashtu ai tha se, Korridori 8 nisi si një qëllim i mirëfilltë i qeverisë shqiptare për të bërë një lidhje nder rajonalë pasi korridori 8 është vija Egnatia. Nëse nuk do të kemi të papritura mendojmë që brenda vitit 2027 do të mundësojmë lidhjen e Korridorit 8 me Korridorin e Maqedonisë së Veriut.
Kreu i ARRSH-së, u ndal dhe në një nga akset problematik sikurse është ai i Elbasani në drejtim të Tiranës.
“Gangrena më e madhe e këtij Korridori është vetë pjesa e ByPass-it i Elbasanit. Kemi mbaruar projektimin e këtij segmenti të ByPass-it dhe e kemi çuar për financim pasi ka një kosto të përcaktuar dhe për shkak të nevojës për të ndërdyrë sa më shpejt. Mendojmë që brenda vitit 2024 presim të kemi nisur punimet në këtë aks rrugore”.
Për të zgjidhur këtë problem Berberi shpalosi projektin që sipas tij është përfunduar dhe pret të financohet, tha se , ky projekt parashikon të ketë ndërhyrë të shpejt në një gjatësi prej 20 km duke nisur nga nyja që ka mbetur sot , pa u futur në Elbasan, vazhdon në drejtim të Metalurgjikut, kalon lumin Shkumbin dhe lidhet në fushë Labinot dhe zbret poshtë duke pasur 3 nyje lidhëse.
Duke shpjeguar nyejt lidhëse, ai tha se Rrogozhina është një nga nyejt lidhëse ndërmjet Korridorit 8 dhe Korridorit Adriatiko-Jonian.
Në përfundim Kreu i ARRSH-së dha lajmin e mirë për gjithë qytetarët që tuneli i Llogorasë do të jetë një nga më të gjatët në Ballkan rreth 6 km. Ne pretendojmë që për sezonin turistik të këtij viti tuneli i Llogarisë do të jetë i hapur për të gjithë pushuesit dhe qytetarët. Tuneli gjatë sezonit veror do të jetë pa pagesë.
/rtsh.al/