E Martë, 3 Nëntor 2026

Përkujtohet tragjedia e 9 janarit 2004

9 janari i vitit 2004, një nga ngjarjet më tragjike të emigracionit klandestin në historinë postkomuniste të Shqipërisë, është përkujtuar sërish. 

Gomonia me 28 shqiptarë në përpjekje të dëshpëruar për të ikur nga vendi e për të arritur brigjet italiane për një jetë më të mirë, u mbyt në 
ujërat e detit Jon. 

21 burra, gra e fëmijë do të gjendeshin të vdekur nga një helikopter i NATO-s paraditen e 10 janarit 2004, 7 të tjerë prej 20 vitesh janë ende të zhdukur. 11 prej klandestinëve, përfshirë edhe skafistët, arritën që të shpëtonin. Ka akuza se në këtë ngjarje janë implikuar edhe zyrtarë të lartë të policisë së asaj kohe. 

“Pa zbardhur tragjedinë e 9 janarit nuk mund të ketë drejtësi në vendin tonë.” Me këtë mesazh i janë drejtuar shtetit shqiptar familjarët e 28 viktimave të 9 janarit 2004. 

Nikoll Mëhilli i shoqatës me të njëjtin emër thotë se prej 20 vitesh enden në dyert e drejtësisë pa marrë asnjë përgjigje. 

Vitet e fundit çështja ka shkuar në SPAK, por sërish asnjë indicie për të hapur këtë çështje e për të zbardhur të vërtetën, thonë familjarët.

Gazetare: Heriselda Dyrmishi

/ rtsh.al /

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›