Kreu i Asamblesë së Kuvajtit uron Topallin

Tiranë, 28 tetor NOA Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka marrë sot një letër urimi nga Kryetari i Asamblesë Kombëtare të Kuvajtit, Jassim Mohamed Al-Kharafi.
Është kënaqësi për mua ti përcjell Shkëlqesisë suaj përgëzimet e mia të sinqerta për ri-zgjedhjen tuaj si Kryetare e Kuvendit të vendit tonë mik, Shqipërisë.
Rizgjedhja e Shkëlqesisë tuaj konfirmon besimin në aftësitë tuaja për të përmbushur angazhimet e këtij pozicioni.
Kam bindjen se përpjekjet tuaja do të ndihmojnë në forcimin e marrëdhënieve midis dy parlamenteve tona në interes të të dy shteteve thuhej në mesazhin e urimit të Al-Kharafi.
k.k/NOA