E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kreu i EULEX: Jemi të vendosur për gjetjen e të zhdukurve të Kosovës

Prishtinë, 31 gusht NOA - Pajtimi dhe rindërtimi i plotë i një shoqërie nuk mund të arrihet në tërësi derisa nuk jepet përgjigje familjeve dhe shoqërisë civile lidhur me fatin e personave të zhdukur.

Kështu deklaroi kreu i EULEX, Yves De Kermabon për Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur.ai tha se data 30 gusht shënon Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur.

Kjo ditë sipas tij, paraqet një mundësi të mirë për ngritjen e vetëdijesimit për këtë çështje shumë të ndjeshme dhe të rëndësishme.

EULEX-i i kupton vuajtjet dhe ankthin që e ndjejnë familjet të cilat kanë persona të zhdukur dhe gjithashtu e kuptojmë edhe dëshpërimin që e sjell kjo çështje në jetën e tyre, - tha De Kermabon.

Ne gjithashtu, shtoi ai, - konstatojmë se pajtimi dhe rindërtimi i plotë i strukturës së një shoqërie nuk mund të arrihet në tërësi derisa përgjigjet lidhur me personat e zhdukur nuk u jepen familjeve të tyre dhe shoqërisë civile.

Për këtë qëllim, De Kermabon njoftoi se ekspertët e EULEX-it nga Zyra për Persona të Zhdukur dhe Mjekësi Ligjore (OMPF), së bashku me kolegët e tyre vendor, janë duke punuar në mënyrë intensive për gjetjen e përgjigjeve rreth kësaj çështjeje jashtëzakonisht të rëndësishme.

Ndërlikueshmëria e sfidave përpara nesh e pengon mundësinë tonë për të pasur zgjidhje të shpejta. Megjithatë, EULEX-i që prej se është bërë operacional, ka ndërmarrë veprime të konsiderueshme drejt përcaktimit të fatit të personave që vazhdojnë të konsiderohen të zhdukur në Kosovë, - pohoi Yves De Kermabon.

Që nga dhjetori i vitit 2008, EULEX-i ka kryer 88 operacione në terren, 45 zhvarrime, ka marrë 405 mostra të eshtrave për analizë të ADN-së, ka zhvarrosur 66 individë, ka kryer 61 vizita në familje dhe familjeve u ka dorëzuar 61 mbetje mortore.

Rreth 1 885 persona mbesin të pagjetur që nga përfundimi i luftës në Kosovë. Në prag të shënimit të Ditës ndërkombëtare të të zhdukurve, familjarët shprehen të zhgënjyer me Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe ripërsërisin kërkesën e tyre që autoritetet kompetente të bëjnë më shumë përpjekje për zbardhjen e fatit të më të dashurve.

Familjarët e personave që vazhdojnë të figurojnë në listën e rreth 1885 të të pagjeturve në Kosovë që nga përfundimi i luftës, 10 vjet më parë, shprehen të zhgënjyer me Qeverinë e Kosovës, e cila, siç thonë ata, nuk ka treguar gatishmëri serioze për të formuar mekanizma profesionalë që do të merreshin me zgjidhjen e këtij problemi. EULEX: Ska pajtim pa gjetjen e të zhdukurve

/a.b/e.n/NOA/

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar)   Titulli:   Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›