Gripi i derrave prek edhe presidentin e Kolumbisë, Alvaro Uribe

Bogota, 31 gusht, NOA Përhapja e gripit të derrit në botë ka nisur të mos kursejë askënd, madje edhe figurat e larta të shteteve.
Pas lajmit të pak kohëve më parë se edhe gruaja e ish-kryeministrit britanik, Toni Bler ishte prekur nga virusi AH1N1 që shkakton këtë sëmundje, lajmi më i ri mbi këtë sëmundje është ai i prekjes së presidentit kolumbian, Alvaro Uribe.
Atë e ka bërë të ditur për mediat zëdhënësi i qeverisë kolumbiane Cesar Velasquez, ndërsa vetë presidenti gjendet nën kujdesin e mjekëve ndërsa punon nga rezidenca e tij.
"Ai po kryen funksionet nga rezidenca e tij përmes telefonit dhe internetit", deklaroi zëdhënësi për agjencinë shtetërore kolumbiane.
Lideri konservator kolumbian, një aleat i ngushtë i Uashingtonit në Amerikën e Jugut, mori pjesë dy ditë më parë në një samit të liderëve rajonalë në Argjentinë.
"Pas takimit, ai filloi të ndjente shqetësime, ethe, dhimbje koke dhe dhimbje të shpinës", deklaroi zëdhënësi Velasquez.
Presidenti i Kosta Rikës, Oscar Arias ishte kreu i parë i një shteti që u prek nga virusi i gripit të derrave. Ai u shërua plotësisht nga një formë e butë e sëmundjes dhe iu rikthye rutinës normale të punës muajin e kaluar.
n.e/NOA
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")