Kreu i Fondacionit “Soros”, viktimë e sistemit

Kryetari i Fondacionit “Shoqëria e Hapur” në Maqedoni, Vladimir Milçin nga Komisioni i Lustrimit, ka rezultuar si ish-spiun i shërbimeve sekrete.
Dramaturgu Milçin me nofkën “Dramaturgu”, jozyrtarisht nga Komisioni për hapjen e dosjeve, thuhet se ka qenë bashkëpunëtor i sigurimit dhe se kishte detyra për grumbullimin e informacioneve për aktorët dhe personat që silleshin në qarqet e artit. Ai këto shërbime i bënte për një arritje në karrierën e tij profesionale.
“Ekzistojnë dokumente që thonë se ai ka bashkëpunuar me shërbimet sekrete. Në dosje, ka deklarata që thonë se ai ka bashkëpunuar me shërbimet, dhe se ka pranuar bashkëpunimin me to”, theksoi kryetari i Komisionit për Lustrimin, Tome Axhiev.
Por, Milçin ka mohuar sot se ka qenë bashkëpunëtor i sigurimit shtetëror dhe se ai pohimet e komisionit i ka vlerësuar si gënjeshtra.
Milçin, kryetari i Fondacionit “Shoqëria e Hapur – Soros” në një konferencë me gazetarët deklaroi se nuk ka qenë bashkëpunëtor, por viktimë e sistemit, për shkak të pjesëmarrjes së tij në organizata që kundërshtonin sistemin.