E Diel, 1 Nëntor 2026

Norvegji mbyllen kerkimet. Autori i masakres ne gjyq

Zemërimi pason dhembjen në Norvegji pas masakrës së dyfishtë të javës së kaluar. Videot amatore të publikuara për herë të parë nga media  flasin për shokun që pasoi shperthimet në Oslo.  Në Utoja kërkimet për të humburit janë pezulluar pasi autoritetet thonë se nuk ka më shpresa për gjetjen e 5 të zhdukurve. Bilaci i viktimave  mbetet 93, por janë në gjendje kritikë dhe të paktën 3 nga të plagosurit.

Burime mjekësore sakstësojnë se Anders Behring Breivik, 32- vjeçari ekstremist i djathtë ka përdorur plumba dispersivë të tillë që thërmohen në momentin e impaktit duke shumëfishuar dëmet e goditjes.

Në mesditë në mbarë vendin u mbajt një mitutë për të nderuar  të vrarët ndërsa  një orë më vonë nën masa të rrepta sigurie Anders Breivik u paraqit para  gjykatësve n oslo në një sencë me dyer të mbyllura të paraqitet para një gjykatë në Oslo, në një seancë dëgjimore mbi paraburgimin e tij.

Policia  paraprakisht kërkoi që gjykësi të akordojë një paraburgim tetë  javor për të mundësuar mbledhjen e të gjithë elementëve për inkriminimin e 32- vjecarit që një ditë më parë pranoi se i vetëm kishte kryer sulmet. Mbi lidhjet e tij lidhje të dikurshme ekstremiste dhe anti-islamike hetimet janë shtrirë dhe në Britani ndërsa në France kontroll është ushtruar dhe në banesën e babait të 32- vjeçarit.

Tragjedia e Utojës ka prekur direkt dhe familjen mbretërore. Mes viktimave është dhe vëllai i princeshës Mette Marit, Trond Berntsen.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›