E Enjte, 5 Nëntor 2026

Kreu i IOC-së, Bah: Nuk do të ketë bojkotim diplomatik masiv

Shumica e qeverive nga 90 vendet që do të marrin pjesë në Lojërat OIimpike Dimorëre “Pekin 2022”, kanë zgjedhur të mos i bashkohen një bojkoti diplomatikl të këtij eveniment, bëri të ditur të mërkurën, Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC)  Tomas Bah. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe dhe Australia janë midis vendeve që kohët e fundit shpallën një bojkot diplomatik të Olimpiadës Dimërore, që do të mbahet në kryeqytetin kinez nga data 4, deri më 20 shkurt të vitit të ardhshëm, për shkak të bilancit të të drejtave të njeriut, një qëndrim që Kina e cilësuar si “presion politik”.

Në Bashkimin Evropian, vende të tilla si Franca kanë kërkuar një përgjigje të njëzëshme të bllokut, por vendet anëtare janë në mëdyshje nëse do t’i bashkohen këtij bojkoti, duke iu trembur reagimit të Kinës në marrëdhëniet tregtare. “Ka vende si Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe Australia që e kanë marrë një vendim të tillë”, – deklaroi të martën Bahu, duke folur për transmetuesin gjerman, “ZDF”.

 “Por një numër vendesh të tjera dhe, nuk janë pak, teksa do të jenë afro 90 Komitete Olimpike Kombëtare pjesëmarrëse në këto Lojëra, dhe ka të ngjarë që janë 70 apo edhe më tepër se 80 vende, qeveritë e të cilave nuk kanë bërë të tilla deklarime”, – vijoi më tej kreu i organizmit që qeveris lëvizjen olimpike botërore, duke shtuar: “Por të gjithë vendet pjesëmarrëse kanë një gjë të përbashkët, që është mbështetja për delegacionin e tyre olimpik, në mënyrë që sportistët e tyrem të jetojnë ëndrrën e tyre olimpike”.

Në fakt, grupet e të drejtave të njeriu e kanë kritikuar IOC-në që i dha Kinës të drejtën e organizimit të Lojërave për herë të dytë, duke theksuar se respektimi i këtyre të drejtave nuk u përmirësua as pas Olimpiadës Verore të 2008-ës në Pekin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›