E Enjte, 5 Nëntor 2026

Kategoria e Parë: Bylis, tjetër mundësi shkëputje

Kategoria e Parë rikthehet në fushën e lojës me javën e saj të trëmbëdhjetë, që në fakt u shty për tre ditë nga Federata Shqiptare e Futbollit, kjo dhe për shkak të reshjeve të dendura të shiut e dëborës në vend. Mirëpo edhe pse do të luhet të martën përsëri fushat nuk premtojnë një gjendje perfekte. Gjithsesi duket se do të jetë momenti i një tjetër shkëputje të Bylisit, që në fakt luan në shtëpinë e vet dhe pret Tomorri.

Ndërkohë që ndjekësit më i afërt i ballshiotëve, Erzeni ka një transfertë të vështirë në Kavajë, me Besën që kërkon të ngjitet në renditje e të jetë sa më pranë kryesuesve. Është edhe momenti i Korabit, i cili pret në fushën e vet Shkumbinin e ka shansin për të forcuar pozicionin në renditje në vendin e tretë.

Në ndeshjet e tjera, të paktën të lehta në “letër” është Lushnja – Vora, si një mundësi e verdhejeshilëve për të gjetur fitoren, apo Pogradeci – Maliqi, e pse jo Turbina – Tërbuni, ndonëse pukjanët nuk kanë luksin të lënë pikë rrugëve. Dhe ndeshja që mund të rizgjojë shpresa për ringritje, kjo të paktën për matjanët, është Burreli – Apolonia.

JAVA XIII (14.12.2021/ORA 13:30)

BESA – ERZENI                      

BESËLIDHJA – BUTRINTI       

BURRELI – APOLONIA 

BYLIS – TOMORI          

KORABI – SHKUMBINI

LUSHNJA – VORA                 

POGRADECI – MALIQI 

TURBINA – TËRBUNI             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›