Kreu i KQZ jep shifrat zyrtare: Pjesëmarrja në zgjedhje ishte 38.22%, PS mori 53 bashki dhe “Koalicioni” 7-të
Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka dhënë shifrat zyrtare sa i përket pjesëmarrjes në zgjedhjet e 14 majit.
Celibashi tha se kanë votuar 1 milionë e 395 mijë e 360 qytetarë ose 38.22% e votuesve, nga 3.650.658 zgjedhës në total.
Ai në të dhënat zyrtare tha se Partia Socialiste ka fituar 53 bashki, koalicioni “Bashkë Fitojmë” 7 bashki dhe 1 bashki e ka fituar Partia Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen e Shqipërisë.
“Në lidhje me pjesëmarrjen, 5213 qendra votimi kanë votuar 1,395,360 zgjedhës në total, 3,650,658, që i korrespondon një përqindje 38.22%, kjo mund të konsiderohet si shifra përfundimtare zyrtare në këto zgjedhje.
Në lidhje me kandidatët fitues, 53 bashki i kanë fituar PS, 7 bashki i ka fituar koalicioni “Bashkë Fitojmë” dhe një bashki ka marrë Partia Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen e Shqipërisë një bashki”, tha Celibashi ndër të tjera.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
