Jep DORËHEQJEN kryetari i PD në Shënkoll, Luigj Gjoka: Nuk ka asnjë lloj morali të qëndroj, Berisha i ka fajet
Pas humbjes së zgjedhjeve, kryetari i Rithemelimit në Shënkoll, Luigj Gjoka ka dhënë dorëheqjen.
Përmes një postimi Gjoka njofton se jep dorëheqjen e parevokueshme pas rezultatit të zgjedhjeve në Shënkoll. Gjoka bën fajtor për rezultatin e zgjedhjeve ish-kryeministrin Sali Berisha, së bashku me degën e Partisë Demokratike në Lezhë. Ai thekson se të gjithë drejtuesit e Partisë Demokratike në qarkun e Lezhës të mbajnë përgjegjësi për rezultatin e zgjedhjeve të 14 Majit.
“Falenderoj të gjithë mbështetësit. Në këto momente unë jap dorëheqjen të parevokueshme për arsye të rezultatit që ka dalë në Shënkoll. Nuk ka asnjë lloj morali të qëndroj më se kemi humbur. Është hera e parë që humb në Shënkoll. Arsyeja është se është ushtruar terror i jashtëzakonshëm nga shteti, nga Rama. Nuk e prisnim këtë rezultat se në Shënkoll kemi dalë me 1000 vota para PS. Sot kemi dalë me humbje.
Berisha ka përgjegjësi së bashku me degën e PD Lezhë. Ka nevojë për rishikim dhe të mbajnë përgjegjësi të gjtihë drejtuesit e PD Lezhë”, tha Gjoka.
Pjerin Ndreu i Partisë Socialiste arriti që të marrë një tjetër mandat në krye të Bashkisë së Lezhës. Ai u zgjodh me 52.78% të votave, pra 18.280 vota, ndërsa rivali i tij politik i koalicionit "Bashkë Fitojmë", Pashk Gjoni, mori 16,364 vota ose 47.22%.

Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
