Kreu i LSI-së Meta takim me ambasadorin Arvizu
Kryetari i LSI-së Ilir Meta do të zhvillojë sot në mesditë një takim me ambasadorin e SHBA-së Aleksandër Arvizu.
Takimi do të zhvillohet në selinë e Lëvizjes Socialiste për Integrim ndërsa në fokus të diskutimeve do të jetë certifikimi i rezultatat të zgjedhjeve.
Ditën e djeshme,Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në një deklaratë për mediat ka kërkuar certifikimin sa më shpejtë të zgjedhjeve
“Nxisim institucionet zgjedhore të certifikojnë me shpejtësi zgjedhjet dhe të konfirmojnë vullnetin e popullit shqiptar. Pas formimit të një qeverie të re, nxisim udhëheqësit dhe zyrtarët shqiptarët të riangazhohen ndaj procesit të integrimit europian dhe reformave të tjera që nevojiten” theksohet në deklaratë.