E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, arrestohet u shumëkërkuari për prostitucion

Policia e Vlorës ka bërë të mundur arrestimin e një shumëkërkuari për prostitucion.

Burime nga policia bëjnë me dije se në sajë të operacionit të koduar sipërmarrësi  është arrestuar 37-vjeçari Vladimir Selfo Merkaj, me gjeneralitete të ndryshuara në Dalan Selfo Merko, lindur dhe banues në fshatin Babicë e Madhe, të Rrethit Vlorë.

Sipas policisë ky shtetas ka qënë i shpallur në kërkim nga Interpol Roma pasi Gjykata e Riminit, dhe  Gjykata e Apelit Bolonja, Itali me vendimin e vitit 2010 e kanë dënuar me 23 vjet 7 muaj e 8 ditë burg për veprat penale,  “Dhunë seksuale”, “Shfrytëzim prostitucioni”, “Emigracion i paligjshëm”, “Rrëmbim personi” dhe “Trafikim narkotikësh”.

Arrestimi i këtij shtetas u krye falë një bashkëpunimit të ngushtë me agjensitë ligjzbatuese Italiane

Ndërkohë materialet procedurale në ngarkim të tij ju referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për kryerjen e procedurave të mëtejshme gjyqësore për ekstradimin e tij në Itali.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›