E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kreu i NATO-s: Forcimi i bashkëpunimit ushtarak midis Rusisë dhe Koresë së Veriut është një kërcënim

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, deklaroi se vendosja e e trupave të Koresë së Veriut në rajonin rus të Kurskut, në kufirin me Ukrainën, tregon dëshpërimin në rritje të presidentit rus, Vladimir Putin.

“Jam në gjendje të konfirmoj se trupat e Koresë së Veriut janë dërguar në Rusi dhe se njësitë ushtarake të Koresë së Veriut janë vendosur në rajonin e Kurskut ”, tha Mark Rutte në një deklaratë të shkurtër në Bruksel.

Po ashtu, ai pranoi se ky bashkëpunim mes dy vendeve përbën kërcënim.

“Ky forcim i bashkëpunimit ushtarak midis Rusisë dhe Koresë së Veriut është një kërcënim ,” tha ai.

Të paktën 3,000 ushtarë të Koresë së Veriut janë dërguar për stërvitje në Rusi dhe mund të transferohen për të luftuar në Ukrainë, sipas SHBA-së./vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›