E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kreu i OSBE-së në Kosovë

Shefi aktual i UMNIK-ut në Kosovë, Lamberto Zannier ka paraqitur kandidaturën e tij për të qenë shef i OSBE-së. Lajmi bëhet i ditur nga mediat kosovare, të cilat konfirmojnë se Zanier është një nga kandidaturat për këtë post.

Mësohet se disa nga kandidaturat e tjera do të jenë krye-diplomatja austriake Ursula Plasnik, ish-kryebashkiaku i Lisbonës, Portugezi Zhoao Soares dhe diplomati Turk Ersin Ercin, i cili momentalisht është i dërguari i presidentit Abdullah Gyl për çështjet e sigurisë Europiane.

Vendimi për zgjedhjen e Shefit të Ardhshëm të OSBE-së duhet të jetë unanim, çka e bën të vështirë parashikimin se kush mund të jetë kandidatura e përzgjedhur.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›