Kosovë, seanca parlamentare mund të mbahet para datës së parashikuar
Edhe pse është vendosur që në 24 shkurt të mbahet seanca e parë parlamentare e Kuvendit të Kosovës, kjo seancë mund të mbahet më parë datës së parashikuar. Data e seancës së parë parlamentare u vendos në një takim të përbashkët mes kryesisë së mëparshme të Kuvendit dhe përfaqësuesve të partive politike të dala nga zgjedhjet e 12 dhjetorit.
Partia Demokratike e Kosovës i ka bërë thirrje deputetëve të saj që të mos dalin jashtë shtetit gjatë këtyre ditëve sepse ekziston mundësia që seanca parlamentare të thirret para 24 shkurtit.
Lajmi është bërë i ditur nga mediat në Kosovë. Ndërkohë ka nisur regjistrimi i popullsisë. Njoftohet se deri tani janë regjistruar më shumë se gjysma e 120 deputetëve.