E Enjte, 5 Nëntor 2026

Festivali Mbarëkombëtar i Teatrit Online, Teatri i korçës merr pjesë me shfaqjen “Kopshti i qershive”

Trupa e Teatrit “Andon Zako Çajupi” do të jetë pjesë e Festivalit Mbarëkombëtar të teatrit i cili do të zhvillohet online. Zamira Kita drejtore e teatrit “Andon Zako Çajupi” shprehet se Korça do të prezantohet në këtë teatër me shfaqjen “Kopshti i Qershive” një vepër kjo e Çehovit. Sipas saj tek kjo shfaqje marrin pjesë pothuajse e gjithë trupa teatrale e qytetit të Korçës por edhe aktorë nga Tirana.

Gjithashtu Kita është shprehur se e ndiejn shumë të nevojshme rikthimin e shfaqjeve në skenën e teatrit.  

Festivali Mbarëkombëtar i Teatrit Online me sloganin “Teatri Vazhdon” do të vijë në shtëpitë e gjithë artdashësve nëpërmjet livestreamit ne facëbook-un e teatrit Kombëtar por edhe të teatrove pjesëmarrëse.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›