E Diel, 1 Nëntor 2026

Kreu i PD, Basha mbledh sot grupin parlamentar të demokratëve

TIRANE- Grupi parlamentar i Partisë Demokratike pritet të mblidhet paraditen e sotme në mbledhjen e tij të parë, pak orë para konstituimit të Kuvendit të ri të Shqipërisë. Në këtë mbledhje, të thirrur nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha, pritet të bëhet zgjedhja e kreut të grupit demokrat.

Sipas statutit të PD-së (neni 49), grupi parlamentar demokrat përfaqëson në parlament PD-në dhe siguron aty mbrojtjen e platformës, programit dhe interesave të këaj force politike. Ai po ashtu, harton programin dhe përcakton mënyrën e veprimit e të angazhimit të deputetëve të tij në parlament dhe në zonat elektorale përkatëse; vendos për ndarjen e anëtarëve të tij në komisionet parlamentare; harton rregulloren e funksionimit të grupit parlamentar dhe i propozon Këshillit Kombëtar për çështje që janë kompetencë e këtij të fundit.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›