Kreu i PDS akuza mazhorances
Kryetari i Demokracisë Sociale Paskal Milo, ka deklaruar nga Gjirokastra se mazhoranca po tenton të manipulojë zgjedhjet e 23 qershorit. Në një prononcim për mediat, Milo tha se skenari për manipulim qëndron në dhënin e nënshtetësisë shqiptarëve që jetojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë. Sipas tij, pritet që në Kuvend të kalojë një projektligj, i cili do ta mundësojë këtë. Milo ka akuzuar qeverinë për rritjen e varfërisë dhe pasigurisë në vend.