Partia Demokratike reagon pas prezantimit te Celibashit nga Rama
Laura Vorspi i është rikthyer detyrës së saj, që prej ditës së enjte, kur kryesocialisti Edi Rama e sulmoi në emisionin “Opinion” në TV Klan. Në daljen para mediave, Vorpsi tha se pas prezantimit të Ilirjan Celibashit, Rama do të vijojë të prezantojë si kandidatë për deputetë njerëz me të cilin e lidhin vetëm interesat personale.
“Doli para mediave dhe njoftoi zëvendësimin e Gramoz Rucit si kryelistë në qarkun e Fierit me ish kryetarine KQZ-së, famozin Ilirjan Celibashi me të cilin i vodhi mandatin Spartak Ngjelës, si rival që e kishte për kryetar bashkie. Burime nga selia “mavi” e partisë së re të Ramës bëjnë të ditur se keto ditë, Rama do të paraqesë kandidatë për deputete ish kryeprokuren e pergjithshme Ina Rama e cila e mbrojti atë si avokate, nga hetimi si kryeorganizatori i puçit të 21 janarit. Listës së kandidatëve do ti shtohet Dhori Sollaku me urdhër të prerë të organizatës kriminale “Hakmarrja për Drejtësi” që sundon mbi Z. Rama”, u shpreh Vorpsi.
Njëkohësisht, sipas selisë blu prezantimet do të sjellin të tjera çudira.
“Në listë thuhet se do të jenë Pjerin Ndreu dhe Veli Myftari, zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit, të larguar per vepra te qarta kriminale, nga organet e Policisë dhe te dënuar nga këto organe.
Kështu mesa duket partia e re e Edi Rames perveç 99-shave dhe Mjaftuceve do përfaqësohet më shumë se kurrë nga bota e krimit dhe mbrojtësit e saj”, deklaroi ajo.