Kreu i PE, letër Samaras: Hapni ERT pastaj ristrukturim
Kreu i Parlamentit Evropian Martin Schultz shpreh shqetësimin pas vendimin e qeverisë greke për mbylljen e RTV publik ERT.
Në një letër drejtuar kryeministrit Samaras kreu i PE shpreh “habinë dhe keqardhjen” e insitucionit që drejton mbi vendimin e qeverisë greke, për të mbyllur ERT pa paralajmërim dhe pa ndonjë debat paraprak demokratik brenda Qeverisë, Parlamentit dhe përfaqësuesve të këtij institucioni.
“Sipas mendimit tonë, vendimi i papritur i Qeverisë greke për të mbyllur transmetuesin publik, ngre pyetje serioze në lidhje me pajtueshmërinë e këtij vendimi me kuadrin themelor ligjor të Bashkimit Evropian”, shprehet Martin Schultz në letrën e tij.
Duke përfunduar ai apelon: “Do donim të shihnim rishikimin e vendimit të qeverisë greke për të mbylljen e transmetuesit publik dhe më pas formulimin e opsioneve lidhur me ristrukturimin e nevojshëm, por me ruajtjen e funksionit”.