Kreu i PL, Meta: Do të protestojmë deri sa Kuvendit t’i kthehet legjitimiteti

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i pranishëm në protestën para Kuvendit, ka deklaruar se opozita dhe qytetarët do të jenë në protesta, deri sa parlamentarizmit t’i kthehet legjitimiteti.
Sipas tij, deputetët e opozitës dhe protestuesit e mbledhur, përfaqësojnë 750 mijë vota të marra në zgjedhjet e 25 prillit.
“Parlamenti është shtëpia e përfaqësuesve. Ju këtu dhe të gjithë ne përfaqësojmë të paktën 750 mijë vota të certifikuara në 25 prill, pavarësisht nga vjedhja që ka bërë ky regjim”-tha Meta.
Në fjalën e tij, kreu I PL-së, foli për keqpagimin e oficerëve të policisë dhe akuzoi se disa prej tyre takohen me persona që kishin precedentë kriminalë.
“Policët tanë paguhen më keq në rajon. Shefat e tyre janë të besuar dhe janë në mes të ditës e natës me trafikantë të drogës dhe kriminelë”-shtoi ai. Sipas tij, mazhoranca ka frikë nga fjala e opozitës sepse mësuesit janë më të keqpaguarit në rajon.
/rtsh.al/