U ndaluan të hyjnë në Kuvend/ Luçiano Boçi: Edi Rama kërkon të eliminojë opozitën

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka deklaruar se me ndalesën e deputetëve të opozitës për të hyrë në Parlament, Edi Rama po përpiqet të eliminojë kundërshtarët e tij politikë.
Duke folur para Kuvendit, Boçi tha se opozita do t’i drejtohet popullit duke nisur që me protestën e sotme.
“Po është masa disiplinore nuk mund të ndalohemi. Ky është parlament policor. Ky është skenari i Ramës që të eliminojë opozitën. Kur ka ndodhur që të pëtrjashtohen 8 deputetë. Kjo bëhet që Rama të mos shqetësohet për të treguar të vërtetat e tij. Detyra jonë është të shkojmë te njerëzit por edhe të përfaqësojmë njerëzit në sallën e Parlamentit. Përderisa ka ikur edhe aryseja parlamentar, ikin edhe dritat. Nuk është se betejën e kemi me gardën, ata janë për bukën e gojës, ne betejën e kemi me Edi Ramën dhe kukullat e tij. Kam një apel që të gjithë qytetarët t’i bashkohen protestës së Partisë Demokratike. Ky regjim ka vdekur dhe po e vërteton çdo ditë në mënyrën se si sillet me deputetët e opozitës. Imagjino si mund të sillet me njerëzit e thjeshtë”, u shpreh Boçi.
/rtsh.al/