E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kreu i PS, Edi Rama takohet me Fatos Nanon

Nano dhe Rama

TIRANE – Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama dhe lideri historik i kësaj partie, Fatos Nano mësohet se janë takuar mesditën e sotme.

Takimi raportohet se ka qenë i rastësishëm, në një lokal të kryeqytetit dhe nuk ka zgjatur më shumë se 20 minuta.

Rama dhe Nano nuk takoheshin prej kohësh. Takimi i tyre i fundit erdhi disa kohë më parë në kuadër të negociatave për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës, ku Nano u vetëofrua si kandidaturë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›